English

Kthimi te mundësia

Dikush duhet të humbë nga privilegjet, që të ndërtohet një e ardhme. Kjo është e vështirë, por më keq se vështirë është shkatërrimi i konceptit Rugovian dhe LDK-ist

Nga Baton Haxhiu

Â

Berim Ramosaj e kishte ndarë mendjen se nuk do të ishte pjesë e LDD'së. Nuk do të ishte as pjesë e një strukture që do t'i vazhdonte numrat e paktë në Parlamentin e Kosovës. Nuk ishte i gatshëm t'i duronte as numrat e paktë që votuesit kosovarë mund t'ia ofronin atij në zgjedhjet lokale. Por, është e qartë se politika nuk është dëshirë individuale e Berimit. As veprim i mundshëm i një njeriu që t'i rregullojë gjërat me një kërkesë që të bashkohet, ose më mirë thënë - ribashkohet, i gjithë elektorati rugovian. Çfarë mund të ndodhë me LDK-në, nëse ideja e Berimit dështon? Po mundohem t'i sqaroj tri dilemat e mia. E para ka të bëjë me humbjen e LDK-së. Ish partia rugoviane do ta humbë statusin e saj të prejardhjes dhe do të shndërrohet në një konjukturë politike mediokre e të pashpresë për rikthim në skenën politike si fituese e zgjedhjeve. Koncepti i mediokriteteve pavërejtshëm po ngrihet si strukturë dhe si mentalitet, duke humbur të gjitha premisat e një partie me prejardhje rugoviane. Jo për faktin se po i mungon vizioni, por edhe për hyrjen e saj në pikën kritike të shuarjes definitive si parti me ndikim në jetën politike në Kosovë. Një hibrid i krijuar prej dhjetë vjetësh - as pozitë, as opozitë - i ka dhënë asaj atributet e partisë pa shije dhe pa ndikim. I ka dhënë atributet e një partie konjukturale që nuk prodhon ide dhe vizion për vendin, por prodhon ministra dhe mediokra konjukturalë brenda partisë. Fitorja e kësaj kaste brenda LDK-së është e kamotshme, por ka pasur një shpresë që me t'u zhdukur varianti i partisë me premisa liberale dhe qytetare, këtë vend do ta zërë vetë LDK-ja. Por, a është e mundur të ndodhë kjo kur egot konjukturale janë aq të forta, edhe për faktin se shumica e njerëzve në LDK-në e tashme, po flas për Këshillin e Përgjithshëm të saj, janë pa profesion? E dyta ka të bëjë me humbjen e LDD-së. Edhe pse një biznesmen shqiptaro-amerikan merr guximin të konkurrojë në Pejë, edhe pse një djalosh shumë i mirë konkurron në Prizren, kjo nuk mjafton që LDD-ja ta fitojë betejën politike me PDK-në në tërë Kosovë. Sikur kjo performancë e LDD-së në këto dy komuna të shtrihej në gjithë Kosovën dhe të kishte një bashkim të të dy partive, Kosova do ta gjente veten në një situatë krejt tjetër. Do të ishte në një betejë interesante politike, që as më pak e as më shumë do t'i ngjante Shqipërisë së këtij viti. Do t'i kishim dy parti të mëdha dhe dy parti tjera që do ta gjenin veten në koalicion. Në këtë mënyrë do të largoheshim nga infrastruktura politike e njerëzve që idenë politike e bartin nga partitë kioske dhe nga elektorati i pavërejtshëm. Por, po them, ky është vetëm një koncept që mund të funksionojë si ide, sepse nga e thëna në të bërë ka aq shumë punë dhe aq shumë mund. Ideja e shkatërrimit të LDK-së ka shumë personazhe dhe është e vështirë t'i pajtosh të gjithë ashtu që të bëhet rikthimi i saj në të njëjtën lëkurë. Nuk po them që është e pamundur, por ka shumë njerëz që nuk i flijojnë privilegjet e tyre personale për një kauzë kaq të madhe të partisë së shkatërruar dhe e lënë atë në mëshirën e koalicioneve. Aq më keq që LDK më nuk është parti me dinjitet, kurse LDD e ka të sforcuar dinjitetin, të mos them, të ngritur artificialisht.Â

KOMENTE