English

Mblidhet tani Asambleja Kombëtare e PS-së, pritet debat për zgjedhjet

Tiranë, 28 korrik, NOA - Pritet të mblidhet në orën 11:00, në mjediset e "Xibraku" më kryeqytet, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila do të përcaktojë qëndrimin zyrtar që kjo parti do të mbajë mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.

Ndërkaq, pritet që gjatë këtij takimi të socialistëve të përcaktohet edhe data e thirrjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm, që pritet të mbahet brenda muajit gusht. Paraprakisht, bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime brenda PS-së se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste pritet të paraqiten disa rezoluta, të cilat kanë të bëjnë me qëndrimin për zgjedhjet.

Nga njëra anë, është ajo që do të paraqitet nga kryetari socialist, Edi Rama, i cili do të lërkohë mosnjohjen e zgjedhjeve dhe të qeverisë së dalë prej tyre. Ndërsa rezoluta e dytë është ajo e hartuar nga grupi i kundërshtarëve të kryesocialistit, të cilët nuk paraqiten dakord me Ramën për bojkot të parlamentit.

Ndërkaq, nëse Asambleja Kombëtare do të dalë me përfundimin e njohjes së rezultatit zgjedhor, atëherë automatikisht, Ramës i bie të japë dorëheqjen, pasi sipas statutit të Partisë Socialiste, ai i ka humbur zgjedhjet se kryetari në të tilla raste duhet të japë pa mëdyshje dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

n.e/NOA

KOMENTE