English

Ngjarja tragjike, fëmija 4-vjeçar gjendet i mbytur në shatërvan

Durrës, 28 korrik, NOA - Një fëmijë 4-vjeçar është gjetur i mbytur sot në mëngjes në një nga shatërvanet e qytetit të Durrësit.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, punonjësit e bashkisë e kanë gjetur trupin e mbytur të fëmijës brenda në shatërvan rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm.

Burimet e policosë së qytetit të Durrësit bëjnë me dijeni se ai ishte një fëmijë endacak, i cili banonte në qytetin e Fierit.

4-vjeçari rom, i quajtur Adrian Cici ka shkuar të luante në shatërvan, ku për shkaqe ende të panjohura gjeti edhe vdekjen. Ai u gjet nga punonjësit e pastrim-gjelbërimit që ndodheshin aty pranë, të cilët arritën ta nxirrnin nga uji sapo e kanë parë, por gjatë rrugës në spital ai ka humbur jetën, duke mos mundur të shpëtojë dot.

n.e/NOA

KOMENTE