English

Partia Socialiste, fati i kryetarit shqyrtohet më 29 gusht në Kongres

Tiranë, 28 Korrik NOA - Partia Socialiste nuk ka një kryetar të ligjshëm tani, pasi statusi i saj e ka rrëzuar automatikisht drejtuesin në kushtet që kjo forcë politike nuk i fitoi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Por PS nuk i ka pranuar zgjedhjet duke i konsideruar si të papranueshme. Megjithatë, humbja mund të konsiderohet e mirëqenë, në kushtet që pala kundërshtare në zgjedhje, arrin të krijojë qeveri.

Një gjë e tillë, gjithsesi, do të sqarohet më 29 gusht kur pritet të mblidhet Kongresi i PS.

Në kongres, do të shqyrtohen neni 26 dhe ai 28 në pjesët ku flitet për mandatin e kryetarit të kësaj partie, më e madhja e opozitës.

Në nenin 26/3, thuhet se "kur vendi i Kryetarit të Partisë mbetet vakant, Asambleja Kombëtare mblidhet brenda 15 ditëve dhe thërret brenda 30 ditëve Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të Kryetarit të ri të Partisë, e cila nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit.

Kurse në nenin 28/2, pika b, thuhet se mandati i Kryetarit të Partisë është 4 vjet dhe ai ndërpritet para kohe kur partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative.

e.d/NOA/

KOMENTE