Tiranë, 28 korrik NOA - Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane në Shqipëri "Interforcë", i ka kthyer automjetet e vjedhura pronarëve të ligjshëm.
Me në atë një deklarate për shtyp prokuroria bëri të ditur se sot u janë kthyer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, 3 automjete.
"Automjeti tip BMË AG390L, i bllokuar në kuadër të procedimit penal nr.09 të vitit 2008.
Automjeti tip BMË 320, i bllokuar në kuadër të procedimit penal nr.413 të vitit 2008.
Automjeti tip BMË 525, i bllokuar në kuadër të procedimit penal nr.859, të vitit 2008
Gjithashtu  nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është kthyer automjeti tip Porsche Cayenne, i bllokuar në kuadër të procedimit penal nr.3974 të vitit 2007" thuhej në deklaratën e lëshuar sot nga prokuroria.
Deri më tani është bërë i mundur kthimi edhe i një numri të konsiderueshëm automjetesh të vjedhura, po kështu bashkëpunimi në këtë fushë është shtrirë edhe me autoritetet e vende të tjera ku shpejt pritet të realizohet rikthimi i këtyre automjeteve pronarëve të ligjshëm në shtetet përkatëse.
k.k/NOA