English

Ruçi: Asambleja e PS zbatoi statutin, Rama në krye të PS deri në kongres

Tiranë, 28 korrik NOA UPDATE-Socialistët kanë vendosur të mbështesin kryetarin e tyre Edi Rama në qëndrimin që ai ka propozuar për vlerësimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Në fund të mbledhjes së Asamblesë së PS, me shumicë votash socialistët vendosën të mos njohin rezultatin e zgjedhjeve por kjo s'do ti pengojë të hyjnë në kuvend.

"Grupi i ri parlamentar i PS i dalë nga zgjedhjet do të jetë në vjeshtë në legjislacionin e ri për të hetuar sipas tyre në lidhje me zgjedhjet", deklaroi për mediat kryetari i Asamblesë së PS, Gramoz Ruçi. Ruçi tha se Asambleja e respektoi statutin, ajo thirri kongresin i cili do të mbahet në 29 gusht.

Por Ruçi theksoi se deri atëherë Edi Rama do të jetë kryetar i PS, Â edhe pse sipas statutit atij i ka mbaruar mandati.

I pyetur nga gazetarët për kandidimet e reja për kreun e PS, Ruçi tha se askush nga socialistët nuk është i ndaluar të garojë.

Sipas Ruçit, kongresi i PS në fund të gushtit do të vendosë për zgjedhjet.

Ndërsa një prej emrave më të lakuar në media këto ditë, dhe kundërshtar i hapur i Edi Ramës, Ben Blushi e konsideroi vendimin e Asamblesë për rezolutën e Ramës si një hap të rëndësishëm për faktin që grupi parlamentar do të hyjë në kuvend.

"Ndikuam që të mos bojkotonim parlamentin dhe këtë e arritëm. Kjo ka shumë rëndësi", theksoi Blushi pas mbarimit të mbledhjes së gjatë të Asamblesë së PS.

m.i/NOA Â

KOMENTE