English

SHBA, arrestohen shtatë terroristë, mes tyre një kosovar

SHBA, 28 korrik NOA - Shtatë persona njëri prej të cilëve shtetas kosovar janë arrestuar në Amerikë pasi akuzohen se po përgatisnin akte terroriste.

Sipas mediave vendase, të akuzuarit dyshohet se nuk kishin për qëllim sulmet në SHBA por në Izrael në Afganistan dhe në Kosovë.

Mësohet se shtetasi kosovar i arrestuar është 24-vjeçari Hysen Sherifi i cili jetonte në SHBA me dokumente të rregullta, ndërsa gjashtë të arrestuarit e tjerë ishin banues në Karolinën e Veriut.

Shtatë personat dyshohet se mbështesnin materialisht terroristët, ata akuzohen për komplot për vrasje, rrëmbim, dhunim dhe plagosje të personave jashtë vendit. Grupi udhëhiqej nga Daniel Boid ndërsa të arrestuarit e tjerë janë dy djemtë e tij, Zakarija Boid, 20-vjec dhe Dilan Boid, 22-vjeç, si dhe Anes Subasic, 33-vjeç, Mohammad Omar Aly Hassan, 22-vjeç dhe Zijad Yaghi, 21-vjeç. "Sipas akuzave, një nga burrat, Hysen Sherifi, thuhet se shkoi në Kosovë për t'u angazhuar në luftën fetare te dhunshme të xhihadit, por është e paqartë nëse ai ka bërë ndonjë sulm"- shkruante sot AP. Shtatë personat në vitin 2007 kishin qenë në Izrael për t'u angazhuar në xhihadin e dhunshëm, por dështuan. Nga hetimet e prokurorëve rezulton se Daniel Boid, i cili njihej me nofkën "Sejfullah" kishte qenë në Afganistan për stërvitje ushtarake në kampet terroriste, ku kishte luftuar gjatë viteve 1989- 1992, e më pas u kthye në SHBA.

k.k/NOA

KOMENTE