Tiranë, 28 korrik, NOA - Tani për të marrë një patentë për marrjen e lejes së drejtimit të automjetit, testi do të jepet në mënyrë direkte online nga kompjuteri dhe jo më me anëtarë komisioni, siç është operuar deri tani.
Projekti në fjalë tashmë ka nisur eksperimentin e parë në Durrës dhe parashikon që , pyetjet e testit të hidhen në programin e kompjuterit duke u plotësuar në mënyrë direkte nga kursanti.
Lidhur me një projekt të tillë, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Kreshnik Bozho, është shprehur se ka si sfida kryesore sigurinë dhe shmangien e rasteve abuzive.
"Pas një testi të tillë kompjuterik, askush nuk ka të drejtë më të ankohet për vlerësimin e dhënë", tha Bozho lidhur me një fakt të tillë.
Duke shtuar se pas një muaji, testi përmes kompjuterit do të zbatohet edhe në Tiranë.
n.e/NOA