English

Urdhri i Infermierit:Ja qarkorja për infermieret që të dinë të zbatojnë profesionin

Tiranë, 28 korrik NOA - Pak ditë pas vdekjes së një djali 5-vjeçar në spitalin e Korçës pas pickim nga gjarpri, dhe pas akuzave të familjarëve të tij se ishte pakujdesia e infermierëve ajo që solli vdekjen e të miturit ka bërë që Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë të publikojë një qarkore për infermierët që të dinë si ta zbatojnë me rigorozitet profesionin e tyre.

"Urdhri i infermierëve të Shqipërisë ka analizuar me vëmendje të veçantë ndodhinë tragjike në spitalin e Korçës, ku një fëmijë është ndarë nga jeta pas pickimit nga gjarpri dhe shoqërimin nga policia të një mjeku dhe tre infermierëve lidhur me të. Në radhë të parë, shprehim keqardhjen për fatkeqësinë dhe u shprehim ngushëllime familjarëve.

Në radhë të dytë, Urdhri i Infermierit bën me dije se po analizon me vëmendje të veçantë zbatimin me korrektësi të standardit të kujdeseve nga infermierët, të cilët janë anëtarë të institucionit të tij" thuhej në deklaratën e lëshuar sot nga Urdhri i Infermierëve.

"Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka në misionin e tij mbrojtjen e pacientit nga kequshtrimi i profesionit të infermierëve. Duke i qëndruar besnik këtij misioni, UISH siguron se do të mbajë një qëndrim korrekt në përputhje me ligjin, statutin dhe kodin Etik-Deontologjik. Për çdo pakujdesi dhe moszbatim të kompetencave, do të mbahet qëndrimi përkatës.

Në pritje të mbylljes së hetimeve për këtë çështje, UISH ka nxjerrë një qarkore për të gjitha degët, të cilën ua drejton të gjitha urdhrave rajonale, për të gjithë anëtarësinë e infermierëve në Shqipëri për t'i bërë me dije të gjithë infermierët e Shqipërisë mbi kujdesin korrekt që duhet të tregojnë gjatë punës së tyre të përditshme, e cila duhet të jetë e shoqëruar me një nivel të lartë profesional në të gjitha rastet ndaj pacientëve.

Kjo qarkore përmban edhe faktin e marrëdhënieve korrekte që duhet të krijojnë infermierët me kolegët e tyre mjekë dhe drejtuesit e institucioneve, për dokumentimin korrekt në bazë të rregullave institucionale të të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të tyre" thuhej më tej në deklaratën e UISH.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE