English

Vetëhelmohet me fotoksinë, 64-vjeçari nuk i shpëton dot vdekjes në spital

Shkodër, 28 korrik, NOA - Në urgjencën e spitalit rajonal në Shkodër është dërguar i vetëhelmuar në gjendje të rëndë për jetën, Preng Ndokaj, banues në Vaun e Dejës.

Burimet për agjencinë e Lajmeve NOA bëjnë me dijeni se megjithë ndihmën e dhënë në urgjencën e spitalt Ndokaj nuk ka arritur të shpëtojë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Sipas mjekëve, 64-vjeçari është vetëhelmuar me fotoksinë.

U kryen veprimet e para proceduriale dhe po punohet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE