Romë, 29 korrik NOA-Italia konfirmon mbështetjen e saj ndaj integrimit të vendeve te Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për  një gazetë serbe, "Veçernje Novosti", ministri i Jashtëm italian Franko Fratini ka deklaruar se Italia kërkon organizimin e samitit të krerëve të qeverive e shteteve anëtare të BE.
Sipas tij, vendet anëtare të BE bashkë me SHBA, do të jepnin nxitje konkrete dhe të qartë për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në BE. "Italia ishte i vetmi vend nga ‘pjesa perëndimore', ndër anëtarët e BE-së, që me shkrim ka insistuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e rajonit", ka deklaruar diplomati italian.
m.i/NOA