Tiranë, 29 korrik NOA - Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Sali Berisha nuk ka hezituar t'i kushtojë një fjalim mbledhjes së djeshme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Berisha reagoi për mungesën e mediave në mbledhjen e asamblesë ku sipas tij ata nuk u lejuan nga PS.
"Media është pasuri kombëtare, politik në rrafshin politik" the Berisha.
Ai deklaroi se Rama ka frikë nga vetja e tij.
"Ke frikë nga vetja jote je frikacak është e patolerueshme.
Nuk mund ta përdorë Partinë Socialiste si plaçkë" tha më tej Berisha duke e krahasuar mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me një gjyq sekret.
k.k/NOA