English

Berluskoni: Jo më futbollistë mbi 30 vjeç për Milanin, vetëm 23 vjeç e poshtë

Milano, 29 korrik, NOA - Ekipi italian i futbollit "Milan" është duke përjetuar një ngopje nga lojtarët e ashtuquajtur "të vjetër" sa i përket moshës së tyre dhe për këtë arsye, drejtuesit e tij janë të mendimit se ndoshta ka ardhur koha që ai të rinovohet pak në këtë aspekt.

I këtij mendimi është shprehur edhe vetë pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, i cili ka thënë se kuqezinjtë e tij nuk do të blejnë më lojtarë më të moshuar se 30 vjeç.

Pas shitjes së Kakasë, Berlusconi deklaroi se ekipi i Milanit do të fillojë një cikël të ri, ndërsa pohon se klubi i tij nuk do të angazhojë më lojtarë ‘të vjetër', kuptohet, në aspektin e moshës. "Nuk do të blejmë më lojtarë më të vjetër se 30 vjeç, sepse tashmë kemi shumë të tillë. Do të orientohemi nga ata me moshë 23 vjeç e poshtë", është shprehur Berluskoni.

KOMENTE