English

Dhuna në Nigeri, numërohen të paktën 100 viktima, akuzohet një grup islamik

Niger, 29 korrik, NOA - Nga dhuna e ditëve të fundit, të paktën 100 persona kanë humbur jetën në shtetin afrikan të Nigerisë.

Nga ana e tyre, autoritetet nigeriane thonë se do të veprojnë me ashpërsi për të thyer përfundimisht një grupim islamik i cili akuzohet të jetë organizatori i dhunës treditore në të pesë shtetet veriore të Federatës së këtij vendi.

Eshtë pikërisht sekti Boko Haram, që fajësohet për sulme kundër rajoneve të policisë dhe zyrave të shtetit, i cili thotë se qeveria e vendit është korruptuar nga liberalizmi dhe shkolla perëndimore.

Presidenti i Nigerisë, Umaru Yar'Adua, ka premtuar se operacioni ushtarak i forcave qeveritare do ta ndalë dhunën njëherë e përgjithmonë. Ai i ka kërkuar ushtrisë t'i japë fund sa më shpejt gjendjes së pasigurisë.

Por përfundimi i dhunës në këtë vend, vështirë të mbërrijë pa shkaktuar dhuna të tjera.

KOMENTE