English

Dieta e fortë çoi në spital presidentin e Francës Sarkozy

Francë, 29 korrik NOA - Dieta drastike dyshohet të ketë qenë shkaku që çoi në gjendje të fikëti presidentin e Francës Nikola Sarkozy tre ditë më parë.

Sarkozy u ndje keq teksa po kryente ushtrime fizike.

Ai humbi ndjenjat dhe për këtë qëndroi një ditë në spital.

Sipas burimeve pranë presidentit të Francës, gjithçka mund të ketë ndodhur për shkak të një diete që po mban prej disa ditësh Sarkozy.

Ai ka për qëllim të mbajë një fizik paralel me të bashkëshortes së tij po duke se kjo i kushtoi pak presidentit i cili qëndroi një ditë në spital.

Mësohet se kreu i Elizesë kishte eliminuar ëmbëlsirat, djathërat e yndyrshëm.

k.k/NOA

KOMENTE