English

Fullani: Kriza ekonomike edhe në vendin tonë, kanë rënë dërgesat e emigrantëve

Tiranë, 29 korrik NOA - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku deklaroi se gjatë gjashtë mujorit të fundit, kriza ekonomike në botë ka ndikuar edhe në vendin tonë.

Sipas Fullanit gjatë këtij gjashtë mujori kanë rënë dërgesat e emigrantëve në 8 për qind.

Më tej guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se ritmi i rritjes ekomomike është zvogëluar, megjithatë ekzistojnë premisat për të ruajtur rritjen ekonomike në vend.

Sipas tij ka pasur edhe rënie të eksporteve dhe importeve duke shtuar se ka pasur ulje të shkëmbimeve tregtare.

Ai shtoi më tej se do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë.

"Nuk do të ndryshohet norma bazë e interesit, ajo është në 5.57 për qind" paralajmëroi Fullani.

k.k/NOA/ Vijon në transmetimin e ardhshëm, raporti i plotë

KOMENTE