English

Hagë, nis seanca dëgjimore për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës

Hagë, 29 korrik NOA-Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka njoftuar sot datën e fillimit të seancave dëgjimore mbi çështjen e legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës.

Sipas GJND-së, seanca e parë do të mbahet më 1 dhjetor të këtij viti në selinë e Pallatit të Paqes në Hagë. Institucioni në fjalë saktëson më tej se deri tani janë 36 vendet që kanë depozituar deklarata që përmbajnë qëndrimin e tyre ndaj kësaj çështjeje, mes të cilave edhe Kosova.

Çështja e Kosovës përfundoi në këtë gjykatë pas padisë së Beogradit, që pretendon se Prishtina e ka shpallur pavarësinë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

m.i/NOA

KOMENTE