Itali, 29 korrik NOA - Një grindje banale ka shkaktuar një tragjedi në shtetin fqinj, Itali.
Një 34-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar me armë veten.
E gjithë skena ndodhi në sy të dy fëmijëve të çiftit të cilët janë gjetur nga fqinjët në gjendje shoku.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarje për të zbardhur rrethanat e vrasjes së dyfishtë.
Sipas informacioneve që kishte mbledhur policia, çifti prej kohësh kishte mosmarrëveshje dhe madje ishin të ndërsa por për shkak të kushteve dhe fëmijëve jetonin në të njëjtën banesë.
Dje pas një grindje mes tyre gjithçka ka shkuar në ekstrem pasi burri qëlloi me armë gruan dhe më pas vrau veten.
k.k/NOA