Durrës, 29 korrik, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë mundësuar kapjen në flagrancë të Arben Rrapit, 38-vjeç, pasi duke drejtuar autobuzin e linjës Durrës-Tiranë me targë DR-5785-C, posedonte leje drejtimi shqiptare me Nr.dr013958/088009542, e cila rezultoi të ishte një patentë e re e falsifikuar.
Nga ana e saj, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale patentën në fjalë dhe materialet iu kaluan prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme në bazë të nenit 190 të Kodit Penal.
n.e/NOA