English

Kukës, flakët e zjarrit shkrumbojnë 1.5 hektarë pyje

Kukës, 29 korrik NOA - Një sipërfaqe masive pyjore në malin e Koretnikut, në afërsi të bjeshkëve të fshatit Bardhoc, rreth 10 kilometra larg qytetit të Kukësit, është përfshirë mbrëmë nga flakët e zjarrit.

Menjëherë pas konstatimit të flakëve zjarrit të cilët përhapeshin me shpejtësi të favorizuara edhe nga era, janë angazhuar për neutralizimin dhe shuarjen e tyre punonjësit e zjarrfikëses dhe banorët e zonës. Zjarri kishte mundur të përhapej në një sipërfaqe rreth 1.5 hektar duke alarmuar banorët e zonës të cilët nuk nguruan të ndihmonin forcat e repartit të zjarrfikëses. Sipas drejtorit të ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor të rrethit të Kukësit, Fatmir Gjana, nuk dihen ende shkaqet e rënies së këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet që flakët të kenë rënë si rrjedhojë e një pakujdesie të barinjve.

k.k/NOA

KOMENTE