Tiranë, 29 korrik NOA-Gjermania mbështet një projekt të UNODC-së për përmirësimin e sistemit të kontrollit kufitar, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qënieve njerëzore dhe kontrabandës në Shqipëri.
Rreth 462.000 euro është fondi që ajo do do t'i vërë në dispozicion UNODC-së brenda këtij viti.
Në këtë mënyrë Gjermania ndihmon Shqipërinë të përmbushë kushtet e formuluara nga Komisioni i BE-së për liberalizimin e vizave.
Në një komunikatë për mediat, ambasada gjermane në Tiranë njofton se prej disa vitesh UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime) po realizon projekte të cilat kanë për qëllim të mbështesin përmirësimin e strukturave të sigurisë në shtetet e Evropës Juglindore duke lehtësuar kështu afrimin me strukturat euroatlantike.
Krahas përmirësimit të sistemit të kontrollit kufitar në fokus të projektit në fjalë qëndrojnë disa masa për forcimin e sistemit të së drejtës penale në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qenieve njerëzore.
Gjithashtu një rëndësi e veçantë i kushtohet një bashkëpunimi të fortë midis policisë dhe prokurorisë.
Ambsada gjermane thekson se është parim i përgjithshëm i Gjermanisë të kontribuojë për zgjidhjen e konflikteve dhe konsolidimin e paqes në kuadër të përgjegjësisë së përbashkët të komunitetit të shteteve.
m.i/NOA
.