Tiranë, 29 korrik, NOA - Eshtë mbledhur në një takim të posaçëm nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sipas burimeve paraprake nga takimi, për agjencinë e Lajmeve NOA, ai do të zhvillohet për të marrë në shqyrtim kushtet e reja për sistemin e gjyqësorit në vendin tonë.
Ato parashikojnë një zgjerim të mëtejshëm të këtij sistemi, gjë që nënkupton një shtesë të gjyqtarëve në rang vendi, nëpër degët e rretheve përkatëse.
Në kuadrin e një riorganizimi tërësor në këtë sistem, parashikohen edhe procedime dhe ndëshkime ndaj gjyqtarëve që nuk kanë respektuar detyrimet dhe rregullat e zbatimit të profesionit të tyre.
Konkretisht, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë parashikohet që të merren edhe masat ndëshkimore për 8 gjyqtarë.
n.e/NOA