English

Operacioni "Kunora 2009" dhe "Kroi i gjarprit", asgjësohen 2173 bimë kanabis sativa

Krujë, 29 korrik, NOA - Në kuadrin e operacionit të koduar "Kunora 2009", për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike, gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Mafsheq të Krujës, janë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të këtij fshati dy parcela të mbjella përkatësisht me 88 rrënjë dhe 258 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.

Ndërkaq, po vazhdon puna për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Ndërsa, në kuadrin e operacionit tjetër, të koduar me emrin "Kroi i gjarprit", nga ana e forcave të policisë u bë e mundur gjetja në një terren të pyllëzuar të dy parcelave përkatësisht me 958 rrënjë bime në të parën dhe 645 rrënjë bime në të dytën, bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Gjithsej sasia e bimëve narkotike e gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e policisë në rrethin e Krujës është 2173 rrënjë.

Pas përpilimit të dokumentacionit përkatës mbi ngjarjen është bërë asgjësimi në vend i bimëve narkotike të gjetura dhe materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale të "Kultivimit të narkotikëve" të parashikuara nga neni 284 i Kodit Penal dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE