English

Plazhet private, protestë qytetare në Durrës kundër zaptimit të hapësirës publike

Durrës, 29 korrik NOA-Një grup qytetarësh të drejtuar nga zyra për mbrojtjen e konsumatorëve  i ka kërkuar qeverisë të detyrojë bashkitë dhe komunat të garantojnë plazhe normale dhe me standarde.

Ata kanë kërkuar për këtë hartimin e një Â VKM në të gjithë bregdetin shqiptar.

Sipas qytetarëve, zënia e plazheve publike nga plazhet private është kthyer në një problem shqetësues për turistët dhe pronarët e apartamenteve në plazhet e Gjirit të Durrësit.

"Bashkitë dhe komunat të etura për çdo përfitim apo taksa që burojnë nga plazhet private i kanë kthyer këto plazhe në ambiente të ndaluara për turistët dhe banorët e apartamenteve buzë detit.

Rëra e të gjithëve tashmë është pronë e uzurpuar e disave e cila po sjell përfitime të detyruara të mëdha për disa por shpenzime abuzive dhe të padrejta për qytetarët. \

Kjo situatë ka sjellë vazhdimisht shqetësim për një pjesë të komunitetit dhe konfliktet midis banorëve dhe "pronarëve të rërës" po shtohen dhe përshkallëzohen përditë aq sa këto konflikte mund të sjellin situata të paparashikuara", thuhet në deklaratën e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas kësaj zyre, protesta synon ndërgjegjësimin e institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale për të ndërmarrë iniciativa ligjore për përcaktimin me ligj të:

siperfaqjeve maksimale që mund të jepen në çdo akër sipërfaqe rërë në nivel horizontal e cila të aplikohet në të gjithë plazhet e Shqipërisë.

të detyrimit të pushtetit lokal që ka nën administrim sipërfaqet e rërës, për të garantuar për çdo sasi pushuesish dushe dhe banjo publike

të detyrimit të policive bashkiake për të garantuar shërbimin të ndihmës së shpejtë për rreziqet në det duke bashkëpunuar ngushtë me policinë kufitare.

të ndalimit të çdo punimi ndërtimor përgjatë periudhës Korrik - Gusht si një periudhë e shfrytëzimit turistik.

m.i/NOA

KOMENTE