English

PS: Berisha e di më mirë se kushdo që PS mund dhe do t'ia shkurtojë ditët e pushtetit të tij

Tiranë, 29 korrik NOA - Vetëm pak orë pas deklaratës së kryeministrit, Sali Berisha se Asambleja Kombëtare e PS-së i ngjante një gjyqi sekret , ka sjellë reagimin e Partisë Socialiste.

"Sali Berisha, njeriu që grabiti zgjedhjet dhe mbylli në terr votat e shqiptarëve duke penguar në shkelje të ligjit transparencën e procesit zgjedhor; Kryetari i një partie që s'ka bërë kurrë zgjedhje e s'ka pasur kurrë debat të brendshëm.

Sekretari i Enver Hoxhës që ka mbledhur organizatën bazë për të persekutuar madje dhe internuar njerëz, me pafytyrësinë e atij që pikërisht se i ka bërë të gjitha këto e shumë të tjera, s'mund të ketë më asnjë fije turpi,ai u mor sot e do vazhdojë të merret me Partinë Socialiste sepse kjo është mundësia e fundit që i ka mbetur për të larguar vëmendjen nga kriza e përgjithshme ku ka futur Shqipërinë e shqiptarët. S'ka faj" deklaroi zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj.

Në deklaratën e saj Imeraj u shpreh se Sali Berisha e di më mirë se kushdo që Partia Socialiste mund dhe do t'ia shkurtojë ditët e pushtetit të tij ilegjitim.

k.k/NOA

KOMENTE