English

Sherri me thika mes të rinjve, plagoset njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Pogradec, 29 korrik, NOA - Forcat e policisë së Pogradecit bëjnë me dijeni se në lagjen nr. 2 të këtij qyteti është shënuar një rast grindje me thika nga disa të rinj.

Burime policore bëjnë të ditur paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA se

pas një sherri për motive të dobëta është goditur me mjete të mprehta Ermal Çoçka, 23 vjeç, banues në Pogradec.

Nga hetimet paraprake rezulton që autorë të kësaj vepre penale të jenë Renato Çapollari, 24 vjeç, banues në fshatin Zërvaskë të Pogradeit dhe Mariglen Topuzi, banues në Pogradec, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë, ndërsa u kryen veprimet proceduriale dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë.

n.e/NOA

KOMENTE