Madrid, 29 korrik, NOA - Të paktën 46 persona janë plagosur nga një autobombë që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm jashtë një kazerme të Rojës Civile në qytetin verior spanjoll të Burgosit.
Lajmi bhet i ditur nga agjencitë e Lajmeve spanjolle, të cilat bëjnë me dijeni se
policia paraushtarake e Spanjës, mendon se sulmi mund të jetë vepër e grupit separatist bask ETA. ETA njihet ndërkaq, si përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 800 personave gjatë fushatës së saj 40-vjeçare për një shtet të pavarur bask në veri të Spanjës dhe në jug të Francës. Kjo organizatë kryen zakonisht sulme me armë zjarri dhe bomba, që shpesh vendosen jashtë kazermave të ushtrisë apo rajoneve të policisë.
n.e/NOA