English

Vrasje në Tiranë, ekzekutohet me thikë biznesmeni

Tiranë, 29 Korrik NOA - Një vrasje ka ndodhur para pak çastesh në periferi të kryeqytetit, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, burime nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Sauk, në orën 19.35 dhe viktimë e krimit është një shtetas i cili u ther me thikë, duke i marrë jetën në vend.

Viktima është Ylli Frashëri rreht 40 vjeçar, pronari i një pikë shitjeje hekuri. Autor i dyshuar, është Shaban Allaraj rreth 50 vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.

Një grup policor i nisur drejt vendngjarjes po heton rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes

Në transmetimin e ardhshëm do t'ju japim më shumë hollësi.

a.k/b.a/NOA

Â

KOMENTE