English

Zgjedhjet në Afganistan i organizojnë ... gomerët! Do ndajnë fletët e votimit

Kabul, 29 korrik, NOA - Çudia më e fundit lidhur me organizimin e proceseve zgjedhore mbërrin nga Afganistani. Ndërsa jemi mësuar të dëgjojmë shumë të tilla, siç është përshembull organizimi i zgjedhjeve të hapura në natyrë në Indi për qindra miliona banorë që votojnë në sheshe dhe livadhe, në Afganistan "korrierët" e zgjedhjeve do të jenë ... gomerët.

Sipas të dhënave nga ky vend, janë mbi 3.000 gomerë të cilët janë angazhuar për shpërndarjen e fletëve të votimeve para zgjedhjeve presidenciale të cilat mbahen në muajin gusht në Afganistan.

Gomerët do të bartin fletëvotimet në rajonet shumë të thepisura malore në Hindu Kush, deri tek të cilat mund të shkohet vetëm me helikopterë. Gomerët do t'i ngarkojnë me kuti të votimit dhe fletëvotime dhe ata do të shkojnë vetë atje, për t'u paraqitur si "zyrtarët" e Komisionit të Zgjedhjeve deri tek fshatrat e izoluara malore, duke u ngarkuar më pas prej komisionerëve të këtyre zonave për t'i marrë mbrapsht fletët e votimeve të plotësuara.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE