English

Aksident tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, makina del nga rruga, vdesin tre persona

Shkodër, 30 korrik, NOA - Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku automjeti, me të cilën udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Sipas të dhënave policore mbi ngjarjen tragjike për agjencinë e Lajmeve NOA, ajo ka nodhur përkatësusht në vendin e quajtur "Ura e Ded Gjo Lulit" dhe makina në fjalë, ka qenë një autoveturë tip BMV me ngjyrë të zezë dhe targat e huaja FL 03YNC.

Ajo drejtohej nga Përparim Halicaj dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin me uje pranë rrugës dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen tre persona.

Bëhet e ditur se ata janë vëllezërit Përparim dhe Besim Halil Halicaj, përkatësisht 36 dhe 32 vjeç lindur në Gradec të Malësisë së Madhe dhe banues në lagjen Guerrile, Shkodër. Ndërsa viktima tjetër mësohet se është është Selami Hakaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Grudë Fushë rrethi Malësi e Madhe, i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin e lartpërmendur.

Policia mendon se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë pagjumësia, ndërsa një grup hetimor ka shkuar tashmë në vendngjarje dhe po kryen veprimet prceduriale.

n.e/NOA

Â

KOMENTE