Beluno, 30 korrik NOA-Një alpinist dhe djali i tij 9 vjeçar kanë humbur jetën ndërsa kryenin një ekskursion në Monte Cavallo midis provincës së Belunës e Pordenones në Itali.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA, thotë se trupat e tyre janë gjetur nga skuadra e shpëtimit alpin.
Alarmi u dha nga familjarët e viktimave të cilët ishin shqetësuar për vonesën e tyre dhe mosmbërritjen në kohë në shtëpi.
Viktimat janë Stefano Dal Cin, 41 vjeç dhe djali i tij Samuele, banues të Godega Sant'Urbano, rajoni i Trevisos.
Të dy viktimat, baba e bir kishin dalë mëngjesin e djeshëm për një ekskursion në Malin e Bardhë.
Vonesa e gjatë e tyre ka detyruar bashkëshorten e viktimës të lajmërojë skuadrat e shpëtimit alpin.
e Skuadra e shpëtimit alpine ka gjetur shpejt automjetin e alpinistit të parkuar në një lokal ku gjendje dhe kampi i alpinistëve.
m.i/NOA