English

Aksidentet, policia e Durrësit vendos 637 gjoba dhe dhjetëra bllokime makinash

Durrës, 30 korrik, NOA - Aksidentet e shumta në qarkun e Durrësit kanë detyruar policinë e këtij qyteti të marrë masa të rrepta ndaj drejtuesve të makinave.

Për këtë arsye, policia ka ngritur 6 pika kontrolli në autostradë në të dy drejtimet, 5 pika kontrolli në segmentin Ura Dajlanit-Plepa, 2 pika kontrolli në aksin Plepa-Shkëmbi i Kavajës, 2 pika kontrolli në aksin Stacioni i Trenit - Rotonda në Shkozet.

Ndërkaq, bëhet e ditur se edhe në rrugët brenda qytetit janë ngritur 6 shërbime të qarkullimit rrugor.

Burimet policore të Durrësit sqarojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se nuk është toleruar asnjë rast shkeljeje duke gjobitur kështu drejtuesit e mjeteve.

Vetëm paraditen e sotme janë vendosur 637 gjoba, si dhe janë bllokuar 30 automjete pa dokumentacion përkatës, 2 motorë, janë hequr 20 dëshmi aftësie për drejtim automjeti për lëvizje me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pasi drejtuesit kishin përdorur pije alkoolike.

n.e/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE