Tiranë, 30 korrik, NOA - Procesi i integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, është një proces me rëndësi të veçantë i cili duhet të marrë rëndësinë dhe përpjekjet maksimale, si nga qeveria shqiptare, ashtu edhe nga qytetarët e këtij vendi.
Një fakt të tillë e ka deklaruar sot ambasadori i Italisë, i akredituar në Tiranë, Saba D'Elia gjatë mjë fjalimi që ka mbajtur në ceremoninë e mbylljes së projektit të strategjisë së Bashkimit Evropian për emigracionin në Shqipëri.
I financuar me një fond prej 1 milionë eurosh, ky projekt ka synuar në zbutjen e problematikave të emigracionit dhe rritjen e sensibilizimit të popullatës për migracionin e ligjshëm.
n.e/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit
Lajmet e tjera të ditës që lidhen me argumentin:
Austria vë veton: Të shqyrtohet urgjent kërkesa e Shqipërisë për hyrje në BE
Emigracioni, komisioneri i KE, Ruz në Shqipëri: Ka një lidhje të qartë me vizat
LSI: Vlerësojmë qëndrimin e Frattinit për integrimin e Shqipërisë në BE