English

Ambasadori shqiptar në Shkup: Maqedonia s'do vendosë regjim vizash për shqiptarët

Shkup, 30 korrik NOA-Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku ka hedhur poshtë zërat se pas 1 janarit të vitit të ardhshëm Maqedonia do të aplikojë viza për shtetasit shqiptarë, për shkak të liberalizimit të vizave me BE-në.

 "Ne kemi një marrëveshje aktuale të heqjes së vizave midis dy vendeve tona e cila është në fuqi dhe ajo nuk preket nga liberalizimi i vizave që ka përfituar Maqedonia, për më tepër që dy vendet tona kanë një stacion të përbashkët, Bashkimin Evropian", tha ambasadori Çeku për agjensinë maqedonase INA.

Sipas tij, Shqipëria shumë shpejt do të përfitojë liberalizimin e vizave në muajt në vazhdim. Këto deklarata  ambasadori shqiptar Arben Çejku i bëri  pas takimit me zëvendëskryeministrin Abdilaqim Ademi.

Ambsadori shqiptar përjashtoi mundësinë e regjimit të vizave dhe për Kosovën.

Sipas tij, vendosja e vizave mund të ndodhte nëse Maqedonia është vend anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.

m.i/NOA

KOMENTE