English

Anija e Koresë-Jugore, kapet në ujërat e Koresë-Veriore

Koreja-Veriore, 30 korrik NOA - Një anije peshkimi e cila vinte nga ujërat e Koresë së Jugut ka kaluar rreth 1 kilometra në ujërat e Koresë së Veriut.

Anija e peshkimit në bordin e së cilës ndodheshin 4 persona është kapur nga koreanë-veriorët dhe është rimorkiuar në një port të këtij vendi.

Sipas agjencive lokale incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Detin e Lindjes, ose Detin e Japonisë.

Sipas agjencisë Yonhap ngjarja ndodhi kur sistemi satelitor i navigimit i anijes nuk funksionoi siç duhet dhe aksidentalisht hyri rreth 11 kilometra në brendësi të ujerave territoriale të Koresë së Veriut.

Autoritetet koreanë-jugore i kanë dërguar një mesazh Koresë së Veriut ku i bëjnë thirrje që ta kthejë menjëherë anijen për arsye humanitare, por deri më tani nuk kanë arrë asnjë përgjigje.

KOMENTE