Tiranë, 30 Korrik NOA - Vjena zyrtare ka vendosur që të vërë veton me qëllim që Bashkimi Evropian, në mënyrë sa më të shpejtë të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për t'u pranuar si vend kandidat për anëtarësim.
Këtë lajm e kanë publikuar gjerësisht mediat kryesore austriake, të cilat i referohen
deklaratës së Ministrit Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë Dr. Michael Spindelegger.
Një ditë më parë, z. Spindelegger, ka folur në lidhje me përfshirjen sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe Kroacisë në negociatat më të afërta me Bashkimin Evropian.
Ai ka bërë të qartë se "Politika e Jashtme Austriake vendos veton në lidhje me përfshirjen sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe Kroacisë në negociatat më të afërta me Bashkimin Evropian".
Ndërkohë shtypi austriak citon se "çelja e negociatave mbi kërkesën e Islandës për t'u anëtarësuar në BE duhet të përfshijë detyrimisht edhe kërkesën e Kroacisë dhe Shqipërisë", - deklaratë kjo e bërë po dje nga ministri i Jashtëm austriak.
"Çelja e negociatave të Islandës me BE-në do të kushtëzohet vetëm nëse në këto negociata do të përfshihet bashkërisht edhe Kroacia dhe Shqipëria", ka qenë paralajmërimi i qartë dhe i prerë, i bërë nga vetë Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë Dr. Michael Spindelegger, i cili në këtë mënyrë, ka vendosur kushtet për Islandën.
Shtypi austriak, Televizioni Publik Austriak ORF, Agjencia Austriake e Lajmeve APA si dhe media austriake gazetat "Die Presse", "Heute" etj. kanë komentuar gjerësisht sot, këtë deklaratë zyrtare të Ministrit Federal të Jashtëm të Austrisë Dr. Michael Spindelegger.
Ata konsiderojnë se kjo është një preferencë e dukshme e politikës së jashtme austriake kundrejt Bashkimin Europian për të përfshirë sa më shpejt, mundësisht në negociatat e afërme të anëtarësimit me Islandën edhe Kroacinë dhe Shqipërinë. Ndërkohë, gazeta Austriake "Heute", boton në shkrimin e saj, gjerësisht, citimin e marrë nga Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë Dr.Michael Spindelegger.
Gazeta thekson se ministri është shprehur gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Vjene, se "negociatat e Bashkimit Europian me Islandën në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit për anëtarësimin në Bashkimin Europian duhet të zhvillohen vetëm me kusht, që në këto negociata mbi kërkesën e pranimit në Bashkimin Europian së bashku me Islandën të përfshihet edhe Kroacia me Shqipërinë".
/a.k/e.l/NOA/ - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit
Lajmet e tjera të ditës që lidhen me argumentin:
Ambasadori italian: Integrimi i Shqipërisë në BE, me një rëndësi të veçantë
Emigracioni, komisioneri i KE, Ruz në Shqipëri: Ka një lidhje të qartë me vizat
LSI: Vlerësojmë qëndrimin e Frattinit për integrimin e Shqipërisë në BE