English

Bëhet pishman për faljet e të burgosurve, presidenti Ivanov heq mbrapsht dekretin

Shkup, 30 korrik, NOA - Disa orë pas shpalljes së emrave të të burgosurve të falur nga presidenti Gjorgje Ivanov, vendimi është tërhequr nga vetë ai, duke lënë pezull 64 të burgosur që dje kishin mirëpritur mëshirën e presidentit.

Me vendimin e shpallur nga kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov, 64 të burgosur janë falur, prej të cilëve 18 përfitojnë lirinë e plotë , ndërsa 43 të tjerëve i është ulur dënimi. Midis 18 të burgosurve që iu është falur dënimi, u gjetën tre shqiptarë të Maqedonisë dhe një qytetar i Shqipërisë e konkretisht  me çrast emrat e tyre janë: Bujar Asani nga fshati Senkos, Muhi Zimeri dhe Ismail Jashari nga Shkupi, por edhe Erkan Çollaku nga Shqipëria.

Në dallim prej tyre, gjashtë shqiptarë të tjerë fituan falje të pjesshme. Për shkak të peshës së veprave penale, por edhe për sjelljen e tyre të mirë, dy nga shqiptarët do të vuajnë nga tre muaj burg më pak, dy të tjerë gjashtë muaj më pak, ndërsa dy prej tyre fituan falje njëvjeçare të dënimeve.

Midis shqiptarëve që fituan ulje të pjesshme të dënimit me burg, u gjet edhe një grua.

Por midis personave që fituan lirim të pjesshëm dhe që njëkohësisht tërhoqën vëmendjen e opinionit dhe të opozitës u gjet emri i Llambe Arnaudov, ish-drejtori i Elektro-ekonomisë së Maqedonisë, i cili vuan dënim katërvjeçar me heqje lirie.

NOA-INA

Â

KOMENTE