Londër, 30 korrik NOA-Britania e Madhe ka nisur të enjten një hetim zyrtar për luftën në Irak.
Hetimi do të përqendrohet në të gjitha aspektet e luftës, duke pëfshirë vendimet që u morën para fillimit të saj, strategjinë që u ndoq pas pushtimit dhe në tërheqjen përfundimtare të trupave britanike.
Drejtuesi i grupit hetimor John Chilcot thotë së dëshiron që hetimi të jetë sa më transparent.
Por ai tha se rezultatet e tij nuk do të mësoheshin para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend.
Në këtë hetim pritet të japin dëshmi që nga nëpunësit e thjeshtë, deri tek ish-kryeministri Tony Blair.
Por ai ngulmoi të theksonte se hetimi i tij do të ishte sa më rigoroz që të ishte e mundur.
Pritet që gjatë hetimeve, ekipi hetimor të vizitojë dhe Irakun.
m.i/NOA