Sandërland, 30 korrik, NOA - Zyrtarizohet më në fund kalimi i mesfushorit të ekipit kombëtar shqiptar Lorik Cana, nga ekipi i Marsejës tek ai i Sandërland.
Bëhet e ditur se Sandërland nënshkruar tashmë një kontratë 4-vjeçare me ish-kapitenin shqiptar të Marsejës dhe sot, shënohet dalja e parë zyrtare e Lorik Canës para mediave dhe tifozëve në Sandërland për lojën që e pret në sezonin e ri futbollistik.
"Jam shumë i kënaqur që kam sjellë Lorikun në klub edhe prej numrit të klubeve që kanë shprehur interesin në blerjen e tij," tha lidhur me një fakt të tillë, menaxheri i Sandërland, Steve Bruce, pasi sipas tij, Cana sjell një eksperiencë të jashtëzakonshme si në klub ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.
Cana, ka luajtur 31 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë dhe ka qënë kapiteni i ekipit të Marsejës që zuri vendin e dytë në Ligën franceze, sezonin e fundit.
Ai ka vlerësuar se Sandërlandi ishte aktualisht ishte ekipi më i përshtatshëm për të filluar karrierën në Premierligën angleze.
n.e/NOA
Â