Fier, 30 korrik NOA - Një 16-vjeçar dyshohet se është mbytur në një rezervuar në Fier.
Ngjarja ka ndodhur pas çaste më parë në rezervuarin e quajtur "Ruzhdies" kur 16-vjeçari me iniciale M.I, ka hyrë për tu larë dhe nuk është parë të dalë sërish.
Dëshmitarët e ngjarjes thanë se adoleshenti kishte pak orë që mbërriti në rezervuar dhe u fut për tu larë por nuk doli më.
Ata kanë dhënë alarmin duke lajmëruar policinë.
Ndërkohë që për nxjerrjen e 16-vjeçarit nga rezervuar kanë mbërritur polumbarët nga Tirana.
Ata pritet të fillojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit të adoleshentit.
k.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit