English

Gjendet një parcelë e mbjellë me bimë kanabis në një pyll të fshatit Lundër

Tiranë, 30 korrik, NOA - Nga forcat e policisë së Tiranës është mundësuar gjetja e një parcele me rrënjë bime narkotike, në fshatin Lundër, të komunës Farkë e Madhe, në një pyll.

Nga burimet policore, bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale afro 17 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, të cilat kishin një gjatësi prej 1-1.8 metra.

Ndërkohë, që po punohet për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të mbjelljes së këtyre rrenjëve. U kryen veprimet proçeduriale, materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "Kultivimit të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

n.e/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE