Tiranë, 30 korrik NOA-Pandemia e gripit të derrit në vendin tonë po shtrihet në pothuajse gjithë qytetet e vendit, megjithëse jo në numër të lartë.
Të dhënat e buletinit epidemiologjik të publikuara të enjten raportojnë për 239 mostra të mbledhura nga spitalet rajonale të vendit deri në datën 29 korrik.
Numri më i madh i tyre rezulton të jetë marrë nga spitali pediatrik i Tiranës.
Pas analizave të kryera në laboratorin e virologjisë në ISHP rezultuan me virusin e tipit A 13 raste të cilësuara si të mundshme nga specialistët.
Për të vërtetuar nëse ato janë mbartës dhe të H1N1, 13 mostrat janë dërguar për konfirmim në Rumani, në laboratorin e referencës.
Mjekët theksojnë se 8 prej rasteve të mundshme për grip derri janë paraqitur me shenja të sëmundjes menjëherë pas kthimit nga jashtë vendit,
ndërsa 5 raste të tjera nuk referojnë udhëtime jashtë vendit.
m.i/NOA