English

I këputën varësen e floririt nga qafa një gruaje, u kapën kur shkuan që ta shisnin

Korçë, 30 korrik, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët i kanë këputur varësen e floririt nga qafa një gruaje dhe më pas kanë shkuar per ta shitur tek një dyqan bizhuterish në këtë qytet.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, këta persona janë 18-vjeçari

S. S, i dënuar më parë për vjedhje dhe Armando Dule, 23-vjeç, edhe ky banues në

Korçë.

Janë kryer veprimet proçeduriale për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim" parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE