English

Kontrabanda, kryhen dy arrestime për mallra të deklaruara si ndihma

Tiranë, 30 korrik, NOA - I deklaronin si ndihma për komunitetin të ardhura nga jashtë, duke shmangur në këtë mënyrë pagesat doganore, por në fakt nuk ishin të tilla, veçse u falsifikoheshin të dhënat.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore, të cilat bëjnë me dijeni se për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona.

Ata janë Kasem Ksera, kryetari i shoqatës "Bujaria shqiptare" si edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Kamzës, Mëhill Hasani.

Nga ana tjetër, bëhet me dijeni se forcat policore kanë marrë si masë ndaj këtij aksioni, edhe sekuestrimin e 180 mijë palëve këpucë.

Arrestimet janë bërë në cilësimin "për kontrabandë dhe falsifikime" duke sqaruar se këta dy persona, duke falsifikuar udhëzimet, kanë tentuar që të fusin mallra kontrabandë.

n.e/NOA

KOMENTE