English

LSI: Vlerësojmë qëndrimin e Frattinit për integrimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, 30 korrik NOA - LSI, ka resuar sot pas qëndrimet të drejtuesit të radhës së BE Karl Bildt, i cili është shprehur për një proces të shpejtë të liberalizimit të vizave për Shqipërinë.

"LSI ka pasur dhe ka si prioritetin me madhor të saj integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht si një moment të parë të tij liberalizimin e vizave dhe pranimin e statusit të vendit kandidat.

Në këtë kuadër, Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson dhe mbështet qëndrimet paekuivok të drejtuesit të radhës së BE, Karl Bildt, i cili është shprehur qartë dhe pa lënë dyshime për një proces të shpejtë të liberalizimit të vizave për Shqipërinë" u shpreh në një deklaratë për shtyp sot zëdhënësi i LSI-së, Ralf Gjoni.

Sipas tij, LSI vlerëson si mjaft pozitive zhvillimet më të fundit në lidhje me angazhimin e Ministrave të Jashtëm të BE si dhe deklaratat e njëpasnjëshme të ish komisionerit për punët e jashtme të BE, aktualisht ministër i Jashtëm i Italisë, Franko Frattini.

"LSI përshëndet deklarimet shumë të qarta të Frattinit i cili është shprehur se "Shqipëria nuk mund të presë më dhe se kërkesa e hershme e saj nuk duhet të mbetet mbyllur në sirtarët e ndonjë burokrati në Bruksel."

Deklarata më e fundit e Frattinië për një samit të kryeministrave të BE për integrimin e Ballkanit perëndimor ku të jenë të ftuar edhe SHBA, është padyshim një propozim shumë i rëndësishëm dhe tregues i qartë për një përfshirje në veprimin konkret edhe të Washingtonit për t'i dhënë një mbështetje konkrete procesit të pandalshëm të integrimit të Shqipërisë në Evropë" shtoi më tej Gjoni.

k.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

Lajmet e tjera të ditës që lidhe me argumentin:

Austria vë veton: Të shqyrtohet urgjent kërkesa e Shqipërisë për hyrje në BE

Ambasadori italian: Integrimi i Shqipërisë në BE, me një rëndësi të veçantë

Emigracioni, komisioneri i KE, Ruz në Shqipëri: Ka një lidhje të qartë me vizat

KOMENTE