English

Ndalet dhuna e islamikëve në Nigeri, qeveria: Tani e kemi situatën nën kontroll

Niger, 30 korrik, NOA - Zyrtarët ushtarakë në Nigeri thonë se ata më në fund kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll, pas tre ditë luftimesh me militantët islamikë.

Militantët islamikë janë fajësuar për ushtrim dhune në disa shtete veriore të vendit.

Luftimet kanë qenë të përqëndruara në qytetin e Maidugurit, ku njoftimet e fundit bëjnë të ditur se trupat nigeriane i kanë nxjerrë militantët jashtë pozicioneve të tyre.

Gjithsesi, komunikimi me këtë rajon mbetet ende i vështirë dhe po ashtu është e vështire të konfirmohet se çfarë ka ndodhur me saktësi.

Më shumë se 200 vetë janë vrarë gjatë katër ditëve qëkur grupi filloi të sulmonte ndërtesat zyrtare.

Militantët që e quajnë veten talebanë, zhvilluan sulme në dy shtete, Yobe dhe Borno.Eshtë pikërisht sekti islamik Boko Haram, që fajësohet për sulme kundër rajoneve të policisë dhe zyrave të shtetit, i cili thotë se qeveria e vendit është korruptuar nga liberalizmi dhe shkolla perëndimore.

Presidenti i Nigerisë, Umaru Yar'Adua, ka premtuar se operacioni ushtarak i forcave qeveritare do ta ndalë dhunën njëherë e përgjithmonë. Ai i ka kërkuar ushtrisë t'i japë fund sa më shpejt gjendjes së pasigurisë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE