Uashington, 30 korrik, NOA - Sot në Shtëpinë e Bardhë po përgatitet të zhvillohet një takim shumë interesant mes profesorit me ngjyrë të Universitetit Harvrad, Henry Louis Gates, mik i njohur i presidentit Obama dhe policit të bardhë, James Crovly, i cili e arrestoi pak ditë më parë atë me pretekstin e vjedhjes, ndërsa ai vetëm sa po hapte shtëpinë e tij.
Skandali i ngjarjes që u përfol shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se po tenton që të zbutet nga ana e Obama, i cili i ka ftuar që të takohen në Shtëpinë në Bardhë këta dy personazhe të përfolur shumë ditët e fundit të ftuar për " një birrë" nga presidenti amerikan.
Vetë Obama, lidhur me ngjarjen në fjalë, e ka akuzuar policinë amerikane, se ka bërë edhe në të kaluarën arrestime, që siç i quajti ai, kanë qenë "me vend e pa vend" apo "me profil racial".
Analistët vlerësojnë se ky takim në Shtëpinë e Bardhë, do t'i japë fund edhe një debati të ashpër lidhur me arrestimin që shkaktoi reagime me racën dhe marrëdhëniet raciale në Amerikë, sidomos po të mendosh se është menduar të organizohet në një mënyrë të tillë, në dukje miqësore, me pretekstin ... "për një birrë me presidentin në Shtëpinë e Bardhë".
n.e/NOA