Madrid, 30 korrik NOA- Dy agjentë të Rojes Civile në Spanjë kanë vdekur sot si pasojë e një eksplozivi që shpërtheu në një kazermë në ishullin e Majorkës.
Sipas agjensisë italiane të lajmeve ANSA, njoftimi u dha nga zëdhënësi i policisë.
Media spanjolle kanë njoftuar se bomba mund të jetë vendosur poshtë makinës së dy agjentëve të policisë, një metodë kjo e përdorur shpesh nga organizata separatiste ETA në atentatet e saj.
Nga eksplozivi pati shumë të plagosur, mes të cilëve dy në gjendje të rëndë
Si pasojë e ngjarjes, ishulli i Majorkës u izolua për të evituar sulmet terroriste. L'isola Vendimi u mor nga prefektura e Majorkës e cila deklaroi dhe bllokimin e aktivitetit të aeroportit e portit të ishullit.
m.i/NOA