English

Xhelozia tërbon 26-vjeçarin, përvëlon me acid ish-gruan dhe shoqen e saj

Tiranë, 30 korrik NOA - Ishte ndarë nga nusja e tij 23-vjeçare, por kjo nuk e ka penguar ndjenjën spontane të xhelozisë që 26-vjeçari kishte për të.

Madje xhelozia e 26-vjeçarit shkoi në ekstrem kur ai i hodhi në fytyrë acid ish-gruas së tij dhe shoqes së saj me të cilën ajo ndodhej në atë moment.

Gjithçka ka ndodhur dje në rrugën "Maliq Muça" në Tiranë kur Elton Alia 26-vjeç ka djegur me acid ish-bashkëshorten e tij Sabina Karaj 23-vjeçe dhe shoqes së kësaj të fundit Dhurata Tërshana, 25-vjeçe.

Sipas policisë e cila mbërriti pak momente më vonë në vendngjarje, Alia kishte dëgjuar thashetheme për një lidhje të mundshme të ish-gruas së tij gjë e cila dyshohet se e ka irrituar atë.

Çifti është takuar në prani të shoqes së 23-vjeçares dhe mes tyre ka nisur një debat i ashpër.

Dyshohet se justifikimet e 23-vjeçares kanë qenë të tepërta për të pasi ajo ishte ndarë nga bashkëshorti por të kundërtën ka pretenduar 26-vjeçari.

Ndjenja e xhelozisë duket se ka tërbuar të riun i cili ka marrë një shishe të mbushur me acid dhe ja ka zbrazur në fytyrë ish-gruas së tij.

Tërbimit të Aliut nuk i ka shpëtuar as shoqja e 23-vjeçares e cila është djegur ë fytyrë nga acidi.

Ato u transportuan menjëherë në spitalin "Nënë Tereza", në repartin e djegieve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në Policinë e Tiranës ushtruan një Â kontroll në banesën e shtetasit Elton Alia, ku gjetën dhe sekuestruan 4 televizorë plazma, dy kompjuterë lap top, një aparat fotografik dhe dy thika të përmasave të ndryshme, sende të cilat dyshohen se janë të vjedhura, pasi nuk deklarohet origjina e blerjes së tyre.

Alia u arrestua nën akuzën e veprave penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve të ftohta", dhe të "Plagosje së rëndë me dashje".

k.k/NOA

KOMENTE