English

Aksidentet, Policia Rrugore e Tiranës gjobit brenda ditës 420 shoferë

Tiranë, 31 korrik NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, filluar nga dita e sotme dhe në ditët në vijim, do të organizojnë pika kontrolli të lëvizshme në rrugët nacionale në kryeqytet si dhe në superstradën Tiranë-Durrës, me synim konstatimin dhe ndëshkimin e drejtuesve kundravajtës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit bënë të ditur se kryesisht masa do të merren në drejtim të, ecjes tej normave të lejuara të shpejtësisë, përdorim i pijeve alkoolike, mos respektim të sinjalistikës rrugore, mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim i telefonit celulat gjatë përdorimit të mjetit, mos përdorim i kaskës mbrojtëse nga ana e drejtuesve të mjeteve ciklomotorë dhe motocikleta.

Ndërkohë, shërbimi i Policisë Rrugore Tiranë, vetëm ditën e djeshme ka vendosur 420 masa administrative në qytet dhe 180 masa administrative për ato drejtues mjetesh që kanë qarkulluar në linja.

Duke marrë shkas nga rritja e numrit të aksidenteve rrugore, Policia e Tiranës u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës dhe kërkon mbështetjen e opinionit publik, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor.

k.k/NOA

KOMENTE